Presidenti i Haitit, Jovenel Moïse, është vrarë gjatë një sulmi ndaj shtëpisë së tij në kryeqytetin e vendit, sipas kryeministrit të përkohshëm të vendit.

Claude Joseph tha se shtëpia e presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në 01:00 me orën lokale (05:00 GMT).

Zonja e Parë Martine Moïse u plagos gjithashtu gjatë sulmit.

Zoti Joseph tha se “të gjitha masat ishin marrë për të garantuar vazhdimësinë e shtetit”.

Ai tha se presidenti u qëllua fatalisht në një “akt të neveritshëm, çnjerëzor dhe barbar” dhe bëri thirrje që publiku të qëndrojë i qetë.

Jovenel Moïse, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga Shkurti 2017, pasi paraardhësi i tij, Michel Martelly u largua nga posti.

VERITAS.COM.AL