Presidenti i Francës, François Hollande është duke mbajtur një fjalë në këtë moment në një takim që po zhvillohet në Paris.
Gjatë fjalës së tij, Hollande tha se, “operacioni në “Saint Denis” u organizua për të eleminuar një një tjetër sulm terrorist. Presidenti francez ka bërë të ditur se, 2 terroristë janë vrarë e 7 janë arrestuar.
Hollande ka përgëzuar policinë për operacionin e saj.
“Ky aksion edhe një herë na tregoi se ne jemi ende në luftë, në luftë kundër terrorizmit që na ka shpallur luftë. Ata kanë financime të shumta, kanë naftën kanë edhe njerëz të gatshëm në Europë dhe në vendin tonë, të rinj që i janë bashkuar”.