Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai u prit në një ceremoni zyrtare nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
“I nderuar të mirëpres mikun tim Andrzej Duda së bashku me bashkëshorten e tij, 20 vite nga vizita e fundit e një presidenti polak në Shqipëri.” -shkruan Begaj në një postim në rrjetet sociale, ndërsa në 12:20 është parashikuar konferenca e përbashkët e dy presidentëve.
Në pjesën e dytë ditës, në orën 16:30, ata do të marrin pjesë edhe në forumin e përbashkët ekonomik që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dy vendet.
AXHENDA:
11:00-11:20 Pritja e mirëseardhjes me ceremonial zyrtar nga Presidenti i Shqipërisë, Sh.T.Z.Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj
12:20-12:50 Konferencë e përbashkët për shtyp
16:30-17:15 Pjesëmarrje e dy krerëve të shteteve në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni.