Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel është shprehur pro nismës rajonale “Open Balkan” në konferencën për mediat në Tiranë.
“Lidhur me pyetjen e parë, është e përligjur që në Shqipëri të ketë padurim për të kaluar këtë pengesë dhe për të filluar këtë negociatë sa më shpejt. Unë jam një partner dhe një mik i angazhuar për të zgjidhur vështirësitë me të cilat jemi konfrontuar. Pas disa javësh do kemi një mbledhje të pres franceze. Ne do ta bëjmë vlerësimin…. Pozita e kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe e përligjur. Për sa i përket Ballkanit të Hapur, unë personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohen në këtë nismë. Sa më shumë që të jenë aq më të mëdha mundësitë për të bashkëpunuar për të forcuar strukturat ekonomike e politike. Kjo do ta lehtësojë afrimin e BP në BE. Me paketa financiare shumë të mëdha që BE ka aktivizuar për BP. Janë paketa që kërkojnë të favorizojnë lidhjet rajonale për të rritur bashkëpunimin ekonomik.”, u shpreh ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Kujtojmë se, deri tani janë bashkuar vetëm 3 vende, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.