Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e ka quajtur miratimin e ligjit për gjuhët si  “antikushtetues, antishtetëror dhe nxitës të tensioneve ndëretnike”, Vendimi i tij u bë publik në një reagim pas miratimit mes tensioneve në Kuvendin e Maqedonisë.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve, në mënyrën se si është hartuar, por edhe votuar do të shkaktoj bllokadë të plotë në punën e institucioneve. Në kushte të bllokadës së institucioneve, gjasat janë të mëdha që të hapet edhe çështja e ridefinimit të rendit tonë kushtetues”, thuhet në reagimin e Presidentit Ivanov.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve është jo i drejtë, ligj represiv, që favorizon vetëm se një gjuhë. Një ligj i tillë do të shkaktoj tensione dhe paraqet kërcënim për bashkëjetesën ndëretnike. Si Presidenti i shtetit këtë unë nuk do ta lejoj. Prandaj, nuk do të nënshkruaj dekretin për shpalljen e këtij ligji të miratuar në këtë formë”, ka deklaruar presidenti Ivanov në një paraqitje drejtuar qytetarëve të Maqedonisë.

Ai hodha akuza ndaj shumicës qeverisëse duke thënë se ligji është shprehje e tiranisë.

“Ky ligj është shprehje e tiranisë të shumicës parlamentare ndaj shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Shumica e qytetarëve asnjëherë nuk kanë votuar, dhe as që do të votonin një program politik që parasheh një ligj të tillë, antikushtetues, antishtetëror dhe ligj të dëmshëm. Një ligj i tillë jo i drejtë nuk meriton të quhet ligj”, ka deklaruar Ivanov.

Veritas.com.al/