Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj. Temë e diskutimit ka qenë dhe çështja e taksës dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.

Në një njoftim në Facebook, Presidenti Meta shprehet se me Zëvendëskryeministrin e Kosovës “ndamë të njëjtën bindje se Rruga e Kombit është investimi më madhor që kanë bërë dy vendet tona, e cila ka ndihmuar ndjeshëm rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë”.

Duke nënkuptuar debatin për vendosjen e taksës, Presidentit shprehet: “Mirëmbajtja dhe rritja e standardeve të lëvizjes dhe sigurisë është shumë e rëndësishme, por çdo vendim në këtë drejtim duhet të jetë i mirë-studiuar dhe i konsultuar, në mënyrë që ky korridor kombëtar jetik të gjenerojë edhe më shumë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët tanë”.

Veritas.com.al/