Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë një lajm përmes mediave sociale se ndodhet për një vizitë në Vatikan, ku ka takuar edhe Papa Franceskun. Ai shkruan se “jam i lumtur me Atin e Shenjtë”, por vetëm kaq.

Nuk ka asnjë informacion pse Presidenti i republikës takohet me papën, cilat janë temat që po diskutohen dhe çfarë pritet të ketë pas kësaj vizite… Për publikun nuk mjafton vetëm që presidenti të ndjehet ‘i lumtur’ që ka takuar Atin e Shenjtë…

Presidenti Meta, shkruan:

“Jam shumë i lumtur dhe i nderuar nga audienca e veçantë sot me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun. Mirënjohje ndaj përkujdesjes së Tij të veçantë dhe Selisë së Shenjtë ndaj Shqipërisë, shqiptarëve, vokacionit tonë europian dhe vlerësimit të Tij ndaj lidhjeve të vjetra e personaliteteve që mbajnë fort këto lidhje, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Shenjtorja Nënë Tereza, 38 Martirët e Kishës Katolike shqiptare. Interesi dhe vëmendja e tij ndaj modelit e bashkëjetesës paqësore dhe harmonisë fetare në mes shqiptarëve ishin pjesë e bisedës së përzemërt dhe mbresëlënëse me Atin e Shenjtë!”

Veritas.com.al/