Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me një lajm se PD e Beratit ka bllokuar një kamion me ndihma ushqimore t në këtë qytet.
Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se nuk duhet të tolerohet asnjë veprim që është në kundërshtim me votën e lirë.
Ndër të tjera ai shkruan se nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill.
“Bravo qytetarëve të Beratit!
Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni!
Nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill!
“…Ngrehuni dhe bjeruni,
korrini dhe shtypini,
katundar e punëtorë,
që nga Shkodra gjer në Vlorë!”
Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!”, shkruan Meta.
VERITAS.COM.AL