Koment: VERITAS/
Presidenti Ilir Meta ka marrë në dorë sot listën e 7 ministrave të rinj të propozuar nga kryeministri Rama. Kjo ishte dita e parë e punës e presidentit pas pushimeve të gjata të borës në malet e Kosovës.
Sot menjëherë pas pushimeve duhet të dekretojë; dekretimi duhet të përfundojë deri në ekskursionin tjetër të javës që vjen të zotit Meta në male.
Nga njoftimet që i janë dhënë medias deri në këto momente, duket se presidenti po përsërit të njëjtën histori ‘shtrënguese’ siç edhe bëri me dekretimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi. Mësohet se presidenti nuk ka pranuar shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati; dhe njëkohësisht nuk ka pranuar dekretimin e katër ministrave të rinj që nuk janë deputetë në Kuvend. Arsyetimi presidencial është ky: “Do të verifikoj”. E njëjta histori si me zotin Lleshaj.
Ata që e kanë kaluar ‘klasën’ e presidentit deri tani janë: Brace, Spiropali, Çuçi dhe Shalësi. Ndërsa katër të tjerët i ka lënë ‘të presin prapa derës’…
Pse po krijon këtë praktikë ‘ekzekutive’ presidenti i Republikës?
Presidenti Meta, siç edhe po bëhen analiza, akoma nuk është larguar nga kryesimi i partisë së tij LSI. Partia ‘familjare’ tani drejtohet gjasme nga gruaja e presidentit, zonja e parë, Monika Kryemadhi, e cila ka nisur një ‘opozitë’ frenetike mbi gjithçka bën shteti dhe qeveria. Presidneti i republikës duket se është në të njëjtat këpucë dhe po luan rolin e opozitarit të fshehtë duke mbajtur vulën e presidentit të Republikës. Republika ka rënë në duar ligj- thyesish dhe abuzivësh me pushtetin, gjë që mund të sjellë rreziqe të mëdha
Presidenti i Republikës po kërkon të bëhet pjesë e pushtetit ekzekutiv duke e kërcënuar Republikën nga brenda. Presioni që bën mbi qeverinë se ‘nuk pranoj të dekretoj largimin’ e ministrit, por as ‘dekretimin e ardhjes ‘së ministrave, ai bën shantazh të dyfishtë: Sa lajkaton ministrat që nuk i largon, aq kërcënon kryeministrin që ‘nuk i pranon ministrat’. Presidenti po cënon Kushtetutën e Republikës duke tentuar që të marrë pushtet që Kushtetuta nuk ia jep.
Veritas.com.al/