Në kulmin e zhurmave histerike që shpërthyen me ish- presidentë, me ish ministra, me turli lloj larosh e balosh në ‘gazetari’ se Edi Rama ka poshtëruar atdheun duke i deleguar detyrat e ministrit Gent Cakaj, ka ndërhyrë edhe presidenti meat që kishte në dorë dekretin.

-Jo nuk mund ta bëj këtë punë, që të hyj edhe brenda qeverisë!- ka thënë, thuajse,  presidenti Meta. Për atë punë vota ka ngarkuar kryeministrin, jo mua…

“Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”, ka qenë reagimi i thatë i Ilir Metës, i pyetur sot nga gazetarët.

Veritas.com.al/