Nga momenti i ngjitjes së tij në Élysée, Emmanuel Macron është rrënuar nga sondazhe te pamëshirshme. Arsyeja është thënë shpejt: Macron u zgjodh president në balotazh pasi mori në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze një mazhorance relative dhe aspak ekzaltuese në nje raund zgjedhjesh ne te cilen votuan pak më shumë se gjysma e francezëve. Pra, që nga fillimi ka pasur një mbështetje reale, dhe jo relative, të ulët nga francezët.

Por tani lajmi është i asaj që bën kolpo.E sjell Il Messaggero dhe i referohet një sondazhi të Elabe për Bfm Tv, sipas të cilit partia e presidentit, Republique en Marche,ka marre 19.5% të preferencave, kaluar për herë të parë që nga zgjedhjet presidenciale nga Rassemblement National (ish Fronti Nacional) e Marine Le Pen, e cila eshte vleresuar me 20%.

Sidoqoftë, kuadri politik transalpin mbetet ekstremisht i fragmentuar, në aspektin e preferencave, me dy partitë e para të ndjekura nga konservatorët Republicains me 15%, nga radikalët e së majtës France Insoumise të Melenchon gjithsej 11% dhe nga të Gjelbërit dhe Socialistët  të dyja me 7%.

Edhe popullariteti i Macron, megjithëse më i lartë se ai i partisë së tij, sështë aspak ekzaltues: me një 27%,i tij është një nga treguesit e vlerësimit më të ulët ndër udhëheqësit  e Bashkimit Evropian.

VERITAS.COM.AL/