Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani dhe në krye të delegacionit zyrtar, është nisur drejt Vatikanit për të marrë pjesë në ceremonitë që do të organizohen me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku.
Ditën e sotme Presidenti Nishani dhe delegacioni që e shoqëron do të ndjekë koncertin për Nënë Terezën të Filarmonisë së Kosovës.
Nesër më 4 shtator, Presidenti i Republikës do të marrë pjesë në Meshën Solemne për Shenjtërimin e Nënë Terezës nga Papa Françesku, e cila do të organizohet në Sheshin Shën Pjetri.
Gjithashtu gjatë qëndrimit në Vatikan, Presidenti Nishani do të zhvillojë dhe një takim të veçantë me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.