Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në një konferencë me kryeministrin Edi Rama tha se Evropa do vazhdojë punën konkrete për të ndihmuar Shqipërinë, qoftë për situatën pas tërmetit si dhe për rrugën drejt BE-së.
Ai përmendi tre pika si shtylla për mënyrën se si vendet evropiane duhet të veprojnë për zgjerimin.
‘Iu shpreh ngushëllimet për jetët e humbura si dhe iu garantojmë se do vazhdojmë punën për ndihmë konkrete qoftë kjo dhe me konferencën e donatorëve.
Si president i KE shoh 3 shtylla ku duhet të veprojmë, kryetarët e qeverive evropiane, të bien dakord mbi mënyrën si do veprojnë për zgjerimin, çfarë hapash dhe reformash do ndjekin.
E dyta, KE verën e kaluar bëri propozim për hapjen e negociatave, Komisioni Evropian do ketë dialog të fortë për këtë gjë, dhe unë do e inkurajoj atë që të vendosë.
E treta, thirrja që bëj për mobilizimin për një pakt investimesh për Ballkanin perëndimor që të inkurajohet zhvillimi ekonomik.
Fati i Ballkanit perëndimor duhet të jetë i kthyer drejt Evropës dhe kjo kërkon angazhim me reforma, modernizim, shtet së të drejtës, luftë kundër korrupsionit.
Do kem kënaqësinë në Bruksel për të organizuar një mbledhje me udhëheqësit e Ballkanit perëndimor që të diskutojmë për këtë gjë”, tha ai.
Veritas.com.al/