“Nuk duam President të opozitës, por President të të gjithë shqiptarëve”. Me këtë fjali Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj vijonte të insistonte për konsensus për zgjedhjen e Presidentit të ri, por se si kjo mund të bëhet pa propozuar asnjë emër opozita ai nuk jepte asnjë përgjigje. Alibeaj insistonte se opozita duhet të marrë garanci nga mazhoranca se propozimi i opozitës do të miratohet dhe e raund të katërt dhe të pestë nuk do të ketë.

Por për këtë qëndrim insistues këtë herë Alibeaj është kundërshtuar edhe nga palët e tjera të opozitës. Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Agron Duka u shprehën se avancimi i procesit pa propozim konkret kandidatësh është absurd. Mediu tha se nëse sillet në këtë mënyrë opozita do të bëjë gabimet e së kaluarës duke i dhuruar pushtet Partisë Socialiste.

Alibeaj ka bërë një prapakthehu dhe mbledhja e sotme ka dalë me një vendim. Palët kanë rënë dakord që opozita të japë emër në 2 raundet e ardhshme, ndërsa nëse do jetë e nevojshme do të ketë të drejtë edhe PS të japë emra në raund të katërt dhe të pestë.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj duke iu drejtuar përfaqësuesve të mazhorancës kërkoi qëndrimin nëse ata janë dakord me dokumentin e dorëzuar nga opozita që të jetë kjo e fundit që të bëjë propozimet konkrete. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla shprehu dakordësinë që deri në raundin e tretë propozimet janë të opozitës.

“Sillni propozime. Deri në raundin e tretë keni të drejtën e propozimeve. Ne nuk po propozojmë deri në raundin e tretë. Sillni propozimet, bëjeni si ta doni. Nëse doni të konsultoni për emrin me ne na thoni. Ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë”, tha Balla

Tashmë opozitës do t’i duhet të ulet brenda vetvetes dhe të shprehë brenda ditës së diel kandidaturat për emrin e kreut të shtetit. Pavarësisht se ende nuk janë ulur, deputetët e opozitës kanë hedhur mediatikisht ide për emra si ai i Visar Zhitit dhe Neritan Cekës, por dhe Halim Kosovës si kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar kreun e shtetit.

Dakordësia e arritur sot është kundërshtuar nga Komisioni i Rithemelimti të Berishës. Luçiano Boçi, i cili sipas ‘Rithemelimit’ është mandatuar për negociatat për presidentin me opozitën, i konsideron false bisedimet mes Partisë Socialiste dhe Enkelejd Alibeajt. Sipas tij Balla dhe Alibeaj procesi është një tallje.

Për herë të parë sot u zhvilluan negociata mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, për emrin e ri të presidentit të vendit. Negociatat, me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, u zhvilluan në prani të kamerave. Palët e 4 grupeve parlamentare u mbledhën Kryesinë e Kuvendit.

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve, ku nuk munguar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve. Raundi i parë dështoi pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Ndonëse nuk kishte asnjë kandidat për t’u votuar, sipas Kushtetu