Presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta për ditën e Pavarësinë së Shqipërisë.
‘I nderuar zoti President,
Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës. Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati.
Me respekt,
Vladimir Putin
Moskë, Kremlin
Më 28 nëntor 2018