KOMENT

Lajmi është se Ilir Meta, president,  ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Por ky eshte takim i perseritur vetem gjate ketij muaji. Presidenti therret kryesisht kryetarin e PD (opozita jashte parlamentare) dhe e meson, e keshillon, i heq veshin, i tregon rrugen çfare te beje, etj. Nganjehere presidenti takohet, por jo publikisht, edhe me kiderin shpirteror te opozites, zotin Berisha; nganjehere ne ndonje nate edhe me zonjen Kryemadhi te LSI.

Gjithe skena deshmon se Ilir Meta, president, eshte edhe lider shpirteror i Opozites. Kjo nuk ndodh askund ne boten moderne te ketij mijevjeçari, presidenti i Republikes nuk mund te jete edhe lideri i Opozites, aq me teper lider aktiv dhe luftarak per te permbysur qeverine.

Takimi i sotem mes tyre është i treti brenda korrikut. Ndërkohë biseda zbardhet nga vetë Meta:

“Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha.

E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.

Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes” shkruan Meta.

VERITAS.COM.AL/