Presidenti Ilir Meta thërret për betim në presidencë 3 anëtaret e rinj të gjykatës kushtetuese, dy emra të votuar nga kuvendi Elsa Toska dhe Fiona papajorgjin dhe të dekretuarën e tij dje, Marsida Xhaferrllari.

Mirëpo drretimi i zonjës Xhaferllari nuk ka vlerë pasi dekretimi i saj është bërë pas skadimit të afatit dhe në vend të saj është betuar Arta Vorpsi- e cila sapo ka nisur detyrën në Gjykatën Kushtetuese.

Në ceremoninë e betimit,  ashtu siç pritej, nuk është thërritur Arta Vorpsi.

Ceremonia e betimit do të fillojë në orën 19:00 me Zonjen Elsa Toska e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa në 19.30 e pason këtë proces e zgjedhura nga Meta, Marsida Xhaferllari ndërsa kjo procedurë mbyllet në orën 20:00 me Fiona Papajorgjin e zgjedhur nga Kuvendi.

Në të njëjtën kohë në selinë e Kuvendit është mbledhur Mbledhja e kryetarëve, që ka vendosur një seancë të jashtëzakonshme plenare të Kuvendit, vetëm për këtë rast.

Veritas.com.al/