Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka sulmuar presidentin Sirian Bashar al-Assad dhe aleatët e tij, Rusi e Iran, mbi sulmin kimik, duke thënë se “për këtë do të paguhet një çmim i lartë”.
Burimet mjekësore thonë se shumë njerëz janë vrarë në sulm në qytetin e mbajtur nga rebelët, Douma ditën e Shtune.
Këshilli i Sigurimit i OKB mund të debatojë mbi sulmin ditën e Hënë pasi nëntë nga 15 anëtarët e tij kanë bërë thirrje për një mbledhje urgjente.
Si Siria ehe Rusia e kanë mohuar sulmin me armë kimike.
Bashkimi Europian ka bërë thirrje për një “përgjigje të menjëhershme nga komuniteti ndërkombëtar”.
Në Vatikan, Papa Fracesku tha: “Asgjë, asgjë mund të justifikojë përdorimin e një mjeti të tillë shfarosës kundër njerëzve dhe një populli të pambrojtur”.
Zoti Trump e përshkroi presidentin Assad si një “kafshë’ në një seri postiqesh ne Twitter.
Veritas.com.al/