Presidenti Donald Trump ka denoncuar raportimet nga “New York Times” dhe “Washington Post”,  që thanë se fushata e tij ishte bërë në komunikim me Rusinë.

“Informacioni iu është dhënë ilegalisht gazetave të dështuara New York Times dhe  Washington Post nga komuniteti i Inteligjencies”, shkoi Trump në Tëitter, duke thënë se NSA dhe FBI mund të jenë përgjegjëse. “Pikërisht si Rusia”, shtoi ai.

“The New York Times” citon se ka përdorur burime nga organet e ligjzbatimit dhe agjencitë e inteligjencies  që e kanë interceptuar komunikimin nga njerëz të afërt të Trump gjatë fushatës presidenciale, me inteligjencien Ruse.

“Skandali real në këtë mes është se informacioni i klasifikuar është nxjerr jashtë ilegalisht nga “Inteligjencia”, si të ishin “karamele”. Trump shkruan: “Shumë anti- Amerikane!”.

Ky lajm po qëndron në kopertinën e lajmeve dhe të rrjeteve e të stacioneve televizive, duke e detyruar presidentin Trump që të bëjë qartësime në Twitter.

“Këto media të fake news po çmenden me teoritë konspirative dhe urrejtje të verbër”, shkruan Trump. “MSNBC dhe CNN janë të pa shikueshëm. Fox dhe Friends janë OK!”

/Veritas.com.al/