
Sipas një projekti të siguruar nga “The Associated Press”- agjencia amerikane e Lajmeve,- Donald Trump ka nëpër duar emrat e njerëzve më me eksperiencë për administratën e tij. Sipas këtij projekti, në krye të Sigurisë Kombëtare do të jetë ish- senatori Republikan i Michiganit, Mike Rogers, i cili kohët e fundit punon për FBI. Punët e Brendshme do të mbulohen nga Ken Blackwell, ish kryetar bashkie dhe sekretar shteti në Ohio.
Trump pritet që për disa poste të rëndësishme të konsiderojë disa nga më besnikët e tij, duke përfshirë edhe Rudy Giuliani- ish kryetar bashkie në New York- si Prokuror i Përgjithshëm ose si këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Ndërsa si Sekretar i Thesarit, Trump ka në plan të emërojë kryetarin financiar të fushatës presidenciale, Steve Mnuchin. Ish zëdhënësi i Republikanëve në Kongres Newt Gingrich dhe senatori i Tennessee, Bob Corker pritet që të jenë në konsideratën e Trump për në administratën e tij.
/Veritas.com.al/