Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ditën e premte pritet që bëjë hapin e parë për të kthyer rregulloren e shërbimit financiar.
Ai do të firmosë një urdhër ekzekutiv për rishikimin e rregullores financiare Dodd-Frank 2010, për të cilën disa njerëz në Wall Street thonë se është tepër penguese.
Ligji ishte miratuar pas krizës financiare 2008-09 me qëllim që të mënjanohej një shkatërrim tjetër financiar.
“Dodd-Frank është një katastrofë”. Tha zoti Trump në fillim të kësaj jave.
Zoti Trump zhvilloi një fushatë elektorale me premtimin e do ta zëvendësojë ligjin Dodd-Frank.
Agjencia qeveritare e Shteteve të Bashkuara po kërkon që t’i sigurojë bankat, investitorët dhe kompanitë financiare që t’i trajtojnë ndershmërisht konsumatorët Amerikan.
/Veritas.com.al/