(FOTO: Portreti i Andrew Jackson)/
Presidenti Donald Trump ka vendosur një pikturë të presidentit Andrew Jackson në Zyrën Ovale, si simbol të afirimimit të ngjashmërive populiste mes presidentit të sapo zgjedhur dhe ish shefit ekzekutiv të famshëm për mesazhin e tij anti- establishment të viteve 1820.
Edhe më parë, Presidenti trump ka shprehur vlerësim për presidentin Jackson. Vetëm para një jave zëdhënësi i Donald Trump tha se presidenti mendon se Jackson ishte “një figurë e mahnitshme e hisroisë Amerikane”- sipas “Hill”.
Jackson krijoji Partinë Demokratike të Amerikës në vitin 1828 e cila zgjati deri kur arritën “progresivët” e Barack Obamës në vitin 2009- sipas revistës.
Këshillitari presidencial Stephen K. Bannon ka çmuar fjalimin Inaugurues të Presidentit Trump duke e quajtur populizmin e tij me vizion “Jacksonian” për popullin Amerikan.
Vërtet, Andreë Jackson është i njohur si kampion i njeriut të zakonshëm gjatë fushatës së tij për Shtëpinë e Bardhë në vitin 1824.
Jackson ishte njeriu i parë “self made”, i krijuar vetë pa familjen ose lidhje të tjera. Njësoj si Trump, Jackson ishte shumë i vendosur.
I mbështetur nga shumë Amerikanë “të zakonshëm”, që kishin humbur besimin te elita dhe nuk e votonin, Jackson ishte i çveshur nga ideja e krijimit të “instituteve” të turmave, por zhvilloi idenë e transferimit të establishmentit nga Washingtoni për te populli në vend të klasës së elitës.
Arthur J. Stansbury, një gazetar dhe shkrimtar i cili përpiloi një traktat shumë të rëndësishëm mbi Kushtetitën Amerikanë në periudhën e ardhjes së Jackson në Washington aq të përafërt me Inaugurimin e presidentit të sotëm, Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
/Veritas..com.al/