Presidenti Donald Trump ka stacionuar rreth 1,000 marinsa në dy luftanije të Shteteve të Bashkuara në gatishmëri për stuhinë Irma në Florida.
Marinsat dhe Detarët do të sigurojnë mbështetje logjistike dhe mjekësore në kuadër të shkatërrimeve të parashikuara që do tës shkaktohen nga stuhi me erëra të shpejtësisë së lartë, me batica të mëdha dhe vërshime të fuqishme ujërash.
Departamenti i Mbrojtjes deklaroi se Marinsat dhe Detarët janë vendosur në Repartin e Ekspeditave të Marinës dhe në ‘ Marine Aircraft Ëing’, në USS Kearsarge dhe USS Iëo Jima. Repartet janë përgatitur për të shpërndarë ujë të pastruar, magazinimin dhe shpërndarjen e kapaciteteve, transportin përmes ajërit dhe transportin tokësor, me kapacitete të peshave të rënda., dhe me transportimin e ndihmave mjekësore.
Veritas.com.al/