Turqia do të ishte më “comfort” në qoftë se BE do t’i thioshte një herë e mirë se nuk m,und ta pranojë- tha presidenti Erdogan për BBC.

Duke folur për emisionin HARDtalk të  Zeinab Badaëi, ai tha se Turqia “është e aftë të qëndrojë më këmbët e veta”.

Ai gjithahstu mohoi se në vendine  tij janë burgosur 150 gazetarë, duke pohuar se vetëm dy persona me press-card janë të burgosur.

Pohimi i Erdogan erdhi menjëherë pasi Turqia vendosi ndalimin e drejtorit të Amnesty International dhe nëntë të tjerëve.

Idil Eser është ndaluar me 5 korrik gjatë një seminari mbi menagjimin e informacionit dhe të sigurisë digitale, së bashku me shtatë aktivistë të tjerë të të drejtave të njeriut dhe trainues të huaj.

Të 10 janë akuzuar se janë anëtarë të një “organizate të armatosur terroriste”- për të cilën Amnesty kërkon të dijë se cila është kjo.

Ndalimi i tyre ka ngritur alarm ndërkombëtar, duke shtuar frikëns e liria e shprehjes po shtypet nën pushtetin e presidentit Erdogan.

Veritas.com.al/