Ministria e Mbrojtjes e Polonisë akuzoi presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, se po bashkëpunon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me qëllim që të dëmtojë interesat polake.
Akuza është ngritur duke sjellë në kohë momentin e rrëzimit të aeroplanit në Rusi më 2010, me ç’rast humbi jetën presidenti i atëhershëm polak Leh Kaçinjski, si dhe 95 personalitete të tjerë që shoqëronin presidentin.
Ministria e Mbrojtjes dje ka bërë me dije njësisë ushtarake të Kabinetit për hetime shtetërore duke thënë se dyshon se Tusk, i cili ishte kryeministër në atë kohë, ka keqpërdorur besimin në marrëdhëniet e jashtme.
/Veritas.com.al/