Një vajzë e brishtë, e bija e liderit të Studentëve të Dhjetorit, Azem Hajdari, është vënë në ‘turrën e druve’ të Partisë ‘Demokratike’ që krijoji i ati dhe të militantëve të verbër që yshten nga kryesia. Rudina Hajdari, deputete, akoma nuk e ka dorëzuar mandatin e deputetit- sipas urdhrit të partisë- dhe kjo është bërë shkak që liderët e PD ta ‘kryqëzojnë’.  Këta kanë deklaruar se do ta përjashtojnë nga Partia.

Zonja Hajdari ka njoftuar aleatët perëndimorë për ‘linçimin’ e saj në distancë

Nëse në një postim të disa ditëve më parë ajo thoshte se po konsultohej me ndërkombëtarët për mandatin, ndërsa dje ka ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale. Duke përmendur një numër të lartë personalitetesh në SHBA dhe BE, Hajdari ka shpërndarë një intervistë që sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i Partisë Demokratike Gert Bogdani ka dhënë për mediat.

Në mënyrë ironike ajo ka shkruar “mirë që ma thatë”. Por për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Bogdani gjatë intervistës deklaroi se nëse Hajdari nuk do të digjte mandatin qëndrimi Partisë Demokratike do të ishte i njëjtë si me zotin Murrizi:

“Besoj se standardet duhet të jenë të njëjta. Nuk mund të bëjmë standarde të dyfishta, nuk ka ndryshime midis Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit në këtë rast”, duke shtuar gjithsesi që “ajo në dhjetor ishte e gatshme të digjte mandatin”.

Të njëjtën linjë, atë të përjashtimit, ka mbajtur dhe ish kryeministri Berisha mbrëmjen e së enjtes po në një intervistë televizive, për zonjën Hajdari.

Veritas.com.al/