Një nga prezantuesit kryesorë të programeve të sportit në Televizionin Belg është arrestuar si pjesë e hetimit policor ndaj një seri grabitjesh me armë, thanë prokurorët ditën e Mërkurë.

Stephane Pauwels, i cili ka drejtuar shou-n futbollistik për televizionet Belge dhe Franceze, është ndaluar për t’u marrë në pyetje për “bashkëfajësi të mundshme” në një grabitje me armë në vitin 2017 në qytetin e Lasne, në jug të Brukselit- tha për AFP zëdhënësja e prokurorit federal, Wenke Roggen.

Arrestimi është pjesë e një hetimi të gjatë prej disa muajsh ndaj grabitjeve me armë vjedhje me thyerje dhe shpërndarje droge. Roggen tha se pesë persona tani ndodhen në qeli.

50 vjeçari Pauwels është një prezantues në kanalet televiziv RTL- TVI të Belgjikës- që janë kanalet kryesore private në vend- dhe që është i njohur gjithashtu në Francë për drejtimin e programeve të futbollit në disa stacione kryesore.

Veritas.com.al/