Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth II, është shtruar në spital me një infeksion, por ‘Buckingham Palace’ tha të Mërkurën se ndodhet jashtë rrezikut dhe në një gjendje të mirë shpirtërore.

Pallati nuk bëri ndonjë ‘pikturë’ shumë të guximshme rreth gjendjs së tij, por shqetësimi rri në faktin se Princi Philip ndodhe në një moshë të madhe. Ai ka kapur të 96 vitet në fillim të këtij muaji; në Maj kishte njoftuar se po bëhet gati që të largohet nga jeta publike.

Të Marten mbasdite ai dukej në gjendje të mirë teksa mori pjesë në Gatën e Kuajve në ‘Royal Ascot’, i veshur me një kostum zyrtar dhe me një kapele pavarësisht nga moti i nxehtë.Më vonë, gjatë natës, mjeku e këshilloi që të shkonte në spital për një trajtim kundër infeskionit. Pallati njoftoi se infeksioni ka lidhje me një gjendje ekzistuese që nuk ishte bërë publike më parë.

Ai shkoi më makinë private për në siptalin ‘King Edëard VII’ dhe jo me ambulancë.

Pallati deklaroi se Princi Philipe po trajtohet me masa parandaluese.

Veritas.com.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

‘King Edëard VII’

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hospital in London by private car, not ambulance. Buckingham Palace said Philip ëas admitted as a precautionary measure.