(Hakeem Hussain u gjet i vdekur pas një natë nga më të ftohtat e vitit)/
Asnjë nga familja nuk u shfaq dje në Juri , në gjykatë, mbi vdekjen e djalit shtatë-vjeçar i cili besohet se ka ngrirë për vdekje në të ftohtë jashtë shtëpisë së tij në Birmingham.
Mamaja e Hakeen Hussain dhe daja i tij u arrestuan pasi djali pësoi atak kardiak para dy javësh. Mendohet se e lanë jashtë shtëpisë në momentin më të ftohtë të netëve të vitit.
Juria ndaj vdekjes së djalit hapi dje një çështje gjyqësore në Gjykatën mjekësisë ligjore të Birminghamit.
Hetuesi i Mjekësisë Ligjore, Sylvia Mole lexoi provat, duke konfirmuar se djali ishte shpallur i vdekur në ora 7.40am të 26 Nëntorit.
Një ekzaminim i kryer pas vdekjes ka provuar në mënyrë jo- përfundimtare, por provat e mëtejshme po bëhen për të nxjerrë të vërtetën pse 7- vjeçari vdiq.
Mjekja ligjore, Emma Broën tha se hetimi kriminal është akoma në rrugë, prandaj nuk mund të japë një datë për gjykimin e plotë.
(Mamaja, Laura Heath u arrestua si e dyshuar për neglizhencë të paramenduar)/
(Timothy Busk, 56 vjeç, u arrestua pasi dyshohet për keqtrajtim të paramenduar ndaj fëmijës)/
(Hakeem pësoi arrest kardiak dhe mendohet se vdiq nga hypothermia)/
( Shtëpia ku fëmija u gjet dhe më vonë u shpall i vdekur)/