Sulmohet me breshëri automatiku shtëpia e prindërve të gazetares së Neës24 Klodiana Lala. “BalkanWeb”, një pjesë e medias ‘News 24’ sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku duken qartë shenjat e plumbave.
Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 03:00-04:00 të mëngjesit të sotëm, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës së babait të saj. Siç duket edhe në foto, plumbat kanë prekur muret e banesës, si edhe kasën e derës së jashtme te saj, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja.
Gazetarja Lala thotë se ky sulm ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si gazetare.
Shoqata e Gazetarëve ‘Unioni’ ka reaguar duke dënuar rënë këtë akt.
Veritas.com.al/