Veritas.com.al/

Në faqen e Veritas.com.al, një lexues i përditshëm (Nik Djali) sapo ka postuar një shënim interesant. Nën shkrimin ku bëhet pyetja se ‘çfarë mund të ndodhë’ pas dështimit të negociatave me BE?, ai poston frazën e shkurtër “Prisni lëvizjen e Ilir Metës’…

Shumë qytetarë shqiptarë po presin që Ilir Meta të ‘lëvizë’ në drejtimin e zgjidhjes. Këta janë ‘besimtarë’ ose ‘jo besimtarë’ të Metës. Këta janë edhe besimtarë të fortë të opozitës. Kur militantët e opozitës vihen në situatë që të kërkojnë faktorë zgjidhjeje brenda një koalicioni qeveritar, kjo nuk dëshmon edhe aq dobësi opozitare, por represion shtetëror ku opozita ndjehet e pafuqishme për të zbatuar normat e Demokracisë. Për shembull, dorëheqja e një qeverie është norma më e thjeshtë dhe e zbatueshme e një demokracie. Nuk është e nevojshme në demokraci që të merren leva të mëdha për të larguar një qeveri. Aq më tepër kur ka prova botërisht të pranuara se qeveria e ka futur jetën e vendit në krim.

Por ‘thirrja’ ndaj Metës bëhet edhe për disa motive të tjera. Vetë Meta ka dëshmuar në publik se është “principial’ me demokracinë; dhe principialiteti peshohet tani kur qeveria tenton të eleminojë opozitën dhe pluralizmin politik. … Vetë Meta ka deklasuar se nuk merr pjesë në zgjedhje ‘pa opozitën’ dhe ky është momenti për të vendosur.

Ilir Metën, njerëzit e shikojnë si ‘politikan m i rrahur’ në politikë dhe më i përgjegjshëm ndaj interesave të vendit.

Gjatë tre ditëve të fundit, kur po zhvillohet ‘beteja’ më e nxehtë në fushën e krizës, Kryetari i LSI nuk ka reaguar akoma… Sigurisht që ka një rol, madje të rëndësishëm…

Me siguri kështu mendojnë njerëzit që thonë ‘prisni lëvizjen e  Ilir Metës’…

/Veritas.com.al/