( Zoti Moon do të përpiqet të qetësojë nervat në takimin me Trump- shkruan BBC)/
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in janë gati të mbajnë bisedime në Uashington, mes pasigurisë mbi samitin e planifikuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.
Javën e kaluar në Veri thanë se mund të anulohet samiti nëse Shtetet e Bashkuara insiston për tí dhënë fund armatimit bërthamor në mënyrë të njëanshme.
Zoti Moon do të përpiqet të qetësojë nervat e Shteteve të Bashkuara për të hyrë përsëri në rrugën e bisedimeve, thonë vëzhguesit.
Një nga zyrtarët tha se presidenti Trump do të thotë se çfarë pret dhe çfarë nuk pret nga Kim- sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.
Samiti historik pritet që të zhvillohet në 12 qershor në Singapore.
Veritas.com.al/