(FOTO: Kryetari i LSI sot duke hyrë në bisedime me PS)

Nga : Veritas.com.al/

Dilemat nëse do të vazhdojë koalicioni mes PS dhe LSI mund të marrin fund sot, brenda pak orësh. Të deleguarit e Partisë Socialiste kryesuar nga Rama (kryetar) dhe të Lëvizjes Socialiste për integrim- kryesuar nga Meta (kryetar), janë takuar në Tirana Internacional Hotel. Në këto momente po zhvillohet takimi.

Para se të mbërrijnë delegatët e PS, Ilir Meta kka lëshuar edhe frazën e tij të fundit si tymtajë se “çdo gjë fillon te vota e lirë”. Gjatë gjithë këtyre ditëve vëmendja e njerëzve mbi koalicionin është mbajtur si në litarin akrobatit. LSI, thellë- thellë, asnjë herë nuk ka vënë pika dyshimi mbi koalicionin me PS. Zoti meta është një politikan që kërkon të marrë sa më shumë nga marrëveshjet- Kjo ështe arsyeja pse e mbajti punën në tension.

Por ndërkohë të dy palët në koalicion, gjatë kohës së pritjes kanë lëshuar fraza shantazhuese mbi opozitën dhe mbi opinionin anti- komunist në Shqipëri. Ata kanë thënë se “të majtët fitojnë në çdo kohë, dhe Demokracia nuk fiton asnjëherë”. Kanë plotësuar një shprehje sarkastike të hidhët se “ky popull është i majtë”. Por ndërkohë kjo është edhe “armë” për të dominuar opozitën veçanërisht në këto momente proteste kundër qeverisë.

Në momentet e tanishme është shumë e vështirë që njëri të ndahet nga tjetri, dmth., PS dhe LSI. Po flitet për akuza të rënda dhe faje të rënda të pushtetit. Kështu që secili do të ruhet nën strehën e pushtetit- gjë që bëhet vetëm duke qenë bashkë.

Po pritet një rezultat përfundimtar nga bisedimet, por një rezultat tashmë i njohur botërisht.

/Veritas.com.al/