Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga një moment i veçantë diplomatik: pritja zyrtare e organizuar nga Mbreti Charles III dhe Kryeministri britanik, Keir Starmer, për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Pallatit St. James në Londër, duke shënuar një tjetër hap në forcimin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të rajonit.

“Në pritjen e Mbretit Charles III dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për liderët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin St. James”, ka shkruar kryeministri Rama.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *