Project Veritas i James O’Keefe, të Martën publikoi videon e dytë ku përfshihet një diskutim i fshehtë me shumë individë që shpjegojnë planet e tyre për të prishur Inaugurimin e Donald Trump ditën e Premte.
Ata kanë lëshuar hollësira, si për shembull bllokimin e rrugëve, ngatërrimin e linjave hekurudhore, rrahjet me grushte dhe vepra të tjera të mos-bindjes civile; madje edhe vepra të rrezikshme që qëllimisht do të provokojnë arrestimin.
Kjo ndodh pikërisht një ditë pasi “Project Veritas” shpërndau serinë e parë, ku majtistët ishin filmuar në një takim në Washington, D.C., rreth një komploti të avancuar për përdorimin e një lloj acidi që lëhon erë të keqe dhe çorienton të shtënat me top në ceremoni.
Video e parë tregon një koalicion anti- Trump që ka rrethuar dhe vëzhgon Ndërtesën Kombëtare të Shtypit.
Video ekspozon një komplot ku përfshihen disa deklarata nga disa anëtarë të grupit DC të koalicionit Anti-fashist, i cili është në aleancë me grupimet e majta ekstreme që komplotojnë kund inaugurimit të Donald Trump si president.
“Project Veritas” thotë se grupet kanë bërë gati shishe me acid butyric dhe do t’i hedhin në Klubin e Shtypit në momentin e të shtënave me top që janë parashikuar për të Ënjtën.
Project Veritas thotë se “anëtarët e koalicionit diskutuan mbi hapat që duhej të bënin për të ndaluar çastin e të shtënave me top në Ceremoninë e Inaugurimit”.
Zyrtarë nga “Project VERITAS” thanë se video e dytë zbulon liderët e Lëvizjes “DisruptJ20” dhe disa grupeve ekstreme që komplotojnë për përçarjen e Inaugurimit të Trump.
Organizatorët kanë raportuar se “këto aktivitete mund të shkelin disa ligje të kodit penal”.
/Veritas.com.al/