
-A e kopjoi Shqipëria projektin për teatrin e ri?! Reagon arkitektja nga Ukraina!?-
Prej ditës së djeshme kur kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e ri të Teatrit Kombëtar, mes artistëve, arkitektëve etj., ka plasur një debat, pro dhe kundër tij.
Sot qarkulloi lajmi se projekti është kopjim i një studioje ukrainase, e cila e kishte projektuar veprën si Teatër për Opera në Korenë e Veriut.
Në lidhje me këto hamendësime reagoi edhe arkitektja Ira Miroshnikova e studios “Forma Architects” në Ukrainë.
Ajo ironizon në facebook duke shkruar se a ka mundësi që të jetë një rastësi duke publikuar edhe foto nga të dy projektet.
“Rastësi? Nuk e besoj…”, shkruan ajo.
Projekti ukrainas është bërë për “Busan Opera House” në Korenë e Veriut
VERITAS.COM.AL/