Sot në ora 15.00 nis seanca dëgjimore e Kuvendit për shtatë kandidatët e paraqitur për postin e Prokurorit të Shqipërisë.

Por, ende pa u pyetur dhe pa u zgjedhur, Prokurori i përgjithshëm, mbetet vetëm. Asnjë nga partitë Parlamentare (PD, LSI, PDIU) nuk do të marrë pjesë në seancë. Bojkoti i partive të opozitës e lë të vetëm jene  prokurorit dhe vetë maxhorancën PS.

PDIU deklaroi se nuk merr pjesë në asnjë mbledhje ‘ku shkelet kushtetuta’, LSI sepse “nuk janë ambasadorët që zgjedhin prokurorin”, dhe PD sepse ‘zgjedhja e prokurorit jashtë kushtetute është thikë pa shpinës së shtetit”.

A mund të zgjidhet prokurori i përgjithshhëm vetëm me votat e një partie të vetme, qoftë edhe maxhorancë? Kjo është çështja…

Në ‘komplot’ kundër kushtetutës së republikës janë angazhuar edhe përfaqësues të majtistëve liberalë si ambasadori Lu (përfaqësues i politikës së Hillary+Soros) si dhe Vlahutin e Junker në BE.  Por edhe me gjithë shtytjet e tyre kundër kushtetutës së Republikës, do të ishte shaka e rrezikshme sikur maxhoranca të guxonte të emëronte një prokuror nga xhepi i vet.

I ndodhur në pozita të ngushta, kryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti Manja, sapo ka dalë para derës së selisë së Kuvendit dhe ka bërë thirrje që partitë të vijnë në seancë.

Por edhe kjo është e kotë. Prokurori mbeti vetëm, pa gjithë opozitën.

Veritas.com.al