Prokurori i Përgjithshëm në SHBA, William Barr autorizon Departamentin e Drejtësisë të nisë hetimet mbi pretendimet e presidentit Donald Trump për parregullsi në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Në memon dërguar vartësve të tij, Barr shkruan ndër të se, “javën e kaluar, kombi ynë demonstroi edhe një herë forcën e demokracisë sonë ndërsa më shumë se 140 milion Amerikanë hodhën vota për të zgjedhur udhëheqësit e tyre”.

“Unë dua të falënderoj secilin prej jush dhe ekipet tuaja për përpjekjet tuaja të jashtëzakonshme për të siguruar që të gjithë amerikanët të mund të ushtrojnë këtë më themelore të të drejtave me besim dhe siguri.

Tani që votimi ka përfunduar, është e domosdoshme që populli amerikan të besojë se zgjedhjet tona janë kryer në një mënyrë të tillë që rezultatet të pasqyrojnë me saktësi vullnetin e votuesve”, vijon kryeprokurori në memon e tij.

Barr shton më tej, “unë ju autorizoj të ndiqni akuzat thelbësore të parregullsive të votimit dhe tabelave të votave përpara çertifikimit të zgjedhjeve në juridiksionet tuaja në raste të caktuara“.

letra