Ngjarjet tronditëse të kohëve të fundit, ku u zbuluan skandalet kriminale më të mëdha qeveritare në histori, kanë pasur në krye të hetimit prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe prokurorët e Gjykatës së Krimeve të rënda.

Në vend që të vihen para përgjegjësisë ligjore ministri Tahiri- i vënë nën hetim si anëtar i një bande kriminale trafiku droge dhe armësh, tani me sa duket do të persekutohen hetuesit e tij. 3 prokurorët e Krimeve të rënda, që u etiketuan nga Tahiri edhe si ‘tropojanë’, flitet se do të arrestohen menjëherë pas shkarkimit të Adriatik Llallës më 3 Dhjetor.

Ndërsa zoti Llalla është projektuar që të mos burgoset, por vetëm të shkarkohet tani për tani.

Komploti është projektuar duke përdorur pikërisht ‘Reformën’ në Drejtësi.

Socialistët nuk kanë ndërmend ta lejojnë kryeprokurorin Adriatik Llalla të shkelë afatin ligjor të përfundimit të mandatit, duke përdorur kartën e ndryshimeve ligjore.  Për t’ja arritur qëllimit ata kanë planifikuar që në datën 03 dhjetor 2017, pikërisht kur është edhe data kufi e përfundimit të mandatit të Kryeprokurorit , të zgjedhin në vend të tij një kryeprokuror me mandat të përkohshëm, sikurse e përcakton ligji i ri.

Ende nuk bëhen të ditur emrat e personave që do të propozohen për të qenë në këtë postë, me data 03 dhjetori është dita kur Adriatik Llalla nuk do të jetë më në krye të institucionit të akuzës të cilin e drejtoi për pesë vite.

“Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri përcaktohet se deri në përzgjedhjen e një Kryeprokurori tjetër, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm , me vendim të Kuvendit, caktohet ti kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë  nga radhët e prokurorëve dhe që përmbushë kushtet, kriteret e përcaktuara në ligjin e ri për Prokurorinë.

Veritas.com.al/