Prokuroria e Durrësit nuk lejon anijen “Moliva” me kontejnerët qe dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme të ankorohet në portin e Durrësit.
Burime nga Autoriteti Portual Durrës thane për ABC News se prokuroria ka urdhëruar anija “Moliva” me 102 kontejnerët të mos i afrohet portit pasi mund të kontaminohen produktet ushqimore që ndodhen në sheshin kontejnerëve që ndodhen në kontejnerët e tjerë.
“Dyshojmë që kontejnerët përmbajnë mbetje të rrezikshme, ndaj duhet të marrim masa për ti mbajtur sa me larg. Në kalatat e kontejnerëve ka produkte ushqimore prandaj duhet ti mbajmë sa me larg. “Po shohim mundësinë ti shkarkojmë në portin e “Romano Port”,- thanë burime per ABC News.
Autoriteti Portual Durrës ka marrë masa duke krijuar hapësira në sheshin e kontejnerëve duke lënë një kënd të veçantë për 102 kontejnerët, por prokuroria ka parë të arsyeshme që mbetjet e dyshuara të rrezikshme të mos afrohen pranë produkteve ushqimore.
Ndërkohë, anija “Moliva” vijon të qëndroj në radë deri në një urdhër nga kapiteneria detare.