Media ‘Zëri i Amerikës’ publikoi një ditë më parë një tjetër pjesë të “dosjes 339” por jo vetëm ku tregohet qartë blerja e votave në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. Nga përgjimet del se krye bashkiaku i Durrësit Vangjush Dako kishte marrëdhënie të afërta me Avdulajt, e madje konsumonte dreka.

Prokuroria për Krime të Rënda nis hetimet pas publikimit të përgjimeve në Zërin e Amerikës. Në njoftimin shpërndarë mediave, prokuroria njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale “Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin.

“Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim.”-thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Investigimi i publikuar në ‘Zëri i Amerikës’ mban autorësinë e gazetares Klodiana Lala, korrespondente e grupit mediatik ‘Neës 24’ në Tiranë.

Veritas.com.al/