Një shofer në Mbretërinë e Bashkuar kishte një ditë të tmerrshme në rrugë. Ai ‘fluturoi’ me Ferrarin e tij të prodhimit të ri, që sapo e kishte blerë. Kishte vetëm një orë që nga momenti kur kishte plotësuar gjithë pagesën prej 288,000 dollarë.

Policia tha për BBC se drejtuesi humbi kontrollin e Ferrarit; i clili “fluturoi” nga rruga. Makina ishte Ferrari- 430 Suderia, prodhimi më i ri. Ngjarja ndodhi në autostradën  e South Yorkshire dhe makina ra në një thellësi prej 160-këmbë. Ajo u përplas në një argjinaturë, para se të përfshihej në flakë. Policia tha se rruga ishte e lagur.

Vetëm 499 makina të këtij modeli ka prodhuar Ferrari për gjithë botën. Nuk dihet sa është shuma e saktë që ka paguar pronari i saj, por duke bërë llogaritë sipas listës së çmimeve të ketij modeli, shkon në 288,000 dollarë- raporton CNBC.

Policia në South Yorkshire tha se shoferi ka pësuar disa thyerje dhe gjakosje, por sidoqoftë janë pa dëm.

“Oficerët e Policisë e pyetën shoferin se çfarë lloj makine ishte, dhe ai u përgjigj ‘ishte Ferrari’.

Duke zbluar një sens krenarie të dëmtuar, shoferi tha ‘Sapo e kisha marrë, e mora e mora para vetëm një ore”- tha Policia.

Departamenti i policisë i bëri disa foto makinës së shkatërruar, duke thënë se ishte ‘një mrekulli’ që shoferi doli nga përplasja thuajse pa dëmtime.

Veritas.com.al/