Është hera e nëntë që organizohet protesta politike për marrjen e pushtetit me dhunë. Shumica e protestave të deritanishme kanë qenë të dhunshme. Ato kanë tërhequr vëmendjen e aleatëve Perëndimorë, SHBA dhe BE, që kanë bërë thirrje ‘jo dhunës’. SHBA u ka bërë thirrje deputetëve dhe njerëzve ‘refuzoni PD dhe LSI’.
Protesta e orës gjashtë ka nisur me sulm dhe egërsi, duke përdorur bomba, gurë, tymuese dhe gurë kundër policisë. Policia ka bërë thirrje për të ruajtur qetësinë.
Ndërsa ndryshe nga herët e tjera protestuesit përveç pankartave kundër qeverisë, mbanin edhe flamuj të PD-së. Edhe me këtë protestë opozita synon largimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tjetër tranzitore që do të mund ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, të ndershme e demokratike.
Veritas.com.al/