![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2024/04/1713604551_finalprojekt.00080120.Still167-1.jpg)
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona pas protestës se dhunshme, që u mbajt një ditë më parë pranë bashkisë së Tiranës.
Ata akuzohen për veprat penale “kundërshtim të punonjësve të policisë” si dhe “shkatërrim të pronës me zjarr”.
Tre personat e ndaluar janë shtetasit Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj dhe Franci Kaloshi.
Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka dhe këshilltari bashkiak nga Partia e Lirisë, Tedi Blushi.
Protestuesit e Rithemelimit u përplasën me Policinë dhe hodhën flakadanë e koktej molotov. Aktet e një dite më parë i dënuan njëzëri edhe perëndimorët.
Ambasada amerikane, ajo britanike, italiane, delegacioni i Bashkimit Evropian dhe prezenca e OSBE-së, thanë se aktet e dhunës nuk kanë vend në një demokraci, ndaj apeluan se e drejta për të protestuar duhet të demonstrohet paqësisht./