Nga: L. Skiro/

Ditët e fundit, veçanërisht, po flitet ekstremisht tepë mbi protestën që ka planifikuar Opozita për ditën e  Shtune, ora 11.00, në Tiranë. Mediat, të gjitha i nisin faqet e para dhe i mbyllin faqet e fundit, me lajme e komente mbi protestën. Liderët e Opozitës nuk lënë moment dhe figurë letrare pa përdorur për të ‘fryrë’ protestën. Deri edhe ‘çlirim i Shqipërisë’ e kanë quajtur protestën e të shtunës. Të tjerë nga radhët e opozitës deklarojnë ‘pa fre’ se ‘do ta shikoni ditën e shtunë, dhe lënë për të nënkuptuar se aty marojnë punët. Edhe vetë kryetari i qeverisë ndaj të cilës drejtohet protesta, është angazhuar rreth protestës, pro në sensin e kundër që “pse humbni kohë!” dhe “pse iu përdorin, o popull”.

Por kaq është fuqia e protestës së të shtunës.

Njerëzit do të vijnë nga rrethet, do të lënë makinat nëpër zgëqe, do të nervozohen me rrmëujën, dhe kaq. Pastaj do të vijnë në shesh, do të thërrasin kundër qeverisë, dhe kaq…

Pastaj do t’u thuhet  “shkoni në shtëpi me qetësi”, dhe kaq.

Furia e protestës mbaron sonte dhe nesër në momentin e fillimit. Pas kësaj bie qetësia në qytet.

Jehona ka nisur që të premten në radhët e organizatorëve të protestës.

Është përpiluar edhe agjenda:

Protestuesit mblidhen në orën 11.00 në krye të bulevardit të Dëshmorët e Kombit sipas një vendimi të fundit që u mor në takim me aleatët opozitarë në zyrën e kreut demokrat.

Burimet thanë për median se është një protestë me kohëzgjatje normale dhe drejtues të Partisë Demokratike kanë kontaktuar me drejtues të policisë në mënyrë që qytetarët të mos pengohen t’i bashkohen asaj.

Vet konceptimi i protestës si marshim i jep asaj një natyrë tjetër nga ajo e 27 janarit, ku u protestua kundër kapjes së drejtësisë nga qeveria pas zgjedhjes së Arta Markut si kryeprokurore e përgjithshme e përkohshme. Nëse ajo e janarit o organizua për 1 muaj, kjo e 4 muajve më pas bëhet një javë nga thirrja e Lulzim Bashës.

Kësaj here nuk do të jetë pjesë e demonstrimit skena gjigande që jemi mësuar të shohim para godinës kryeministrore. Marshimi pritet të kulmojë me një fjalë të kreut të opozitës Lulzim Basha.

Protesta e opozitës ndodh ndërsa Tirana po vizitohet nga zyrtarë të vendeve dhe organizatave ndërkombëtare. Gjermani Florian Hahn u largua nga Shqipëria, ndërsa takime të nivelit të lartë po zhvillon kreu i asamblesë parlamentare dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së. Mëngjesi i lutjeve me nismën e deputetëve të majtë e të djathtë do të mbahet në Tiranë po të shtunën e protestës, ku i pranishëm do të jetë edhe Pit Maroco, zv.ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit.

Veritas.com.al/