Disa segmente rrugore do të bllokohen në Tiranë, për shkak të protestës që do të mbajë opozita para bashkisë, në orën 11:00.
Policia njofton se do të ketë edhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së protestuesve.
Prej orës 11:00 e deri në përfundim tëprotestës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe, deri në përfundim të protestës.