(FOTO: Nisja nga Shkodra sot në mëngjes)/
Siç është njoftuar prej shumë ditësh, sot Opozita zhvillon një protestë nga mbarë vendi, me qendër në Tiranë. Që nga 17 shkurti Opozita ndodhet në protstë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, e përqëndruar në Çadrën e Lirisë. Data 13 maj është thërritur si dita e ‘protestës më të madhe të popullit shqiptar për Republikën e Re”.
Policia e shtetit ka njoftuar se do të marrin pjesë rreth 2000 policë.
Por që në mëngjes, në ora 07, qyteti i Tiranës është bllokuar nga Policia, për kalimin e automjeteve. Pesë orë para portestrës dhe në segmente rrugore ku nuk ka lidhje me protestën- ky është dyshimi se Policia po luan ‘teatrin’ e kërcënimit të madh nga opozita.
Edhe qyteti i Shkodrës- njoftohemi- se është bllokuar nga Policia; por në sensin që të mos shkojnë njerëzit në tiranë. Ramiz Çobaj, kryetari i PD-së në Shkodër ka deklaruar sot për mediat se instancat e qeverisë kanë tentuar të bllokojnë autobuzët me protestues që do të niseshin sot nga Shkodra.
Çobaj vuri në dukje se numri i autobuzëve ka qënë një problem ndërkohë që mijëra vetë ishin në pritje.
/Veritas.com.al/