Neutralizohet “grupi i zjarrit”, pas protestës së dhunshme të Berishës. Policia e Tiranës njofton se gjatë tubimit të djeshëm janë identifikuar 46 persona të cilët kanë hedhur lëndë piroteknike, molotovë dhe sende të forta duke kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.

Ndërkohë 18 prej tyre janë arrestuar. Bëhet fjalë për shtetasit Alvaro Karrata, Dionis Gremi, Abdulla Isha, Vilson Isha, Egli Xhaferi, Krenar Nela, Riza Isenlikaj, Edvin Cato, Robert Patuçi, Marsel Kuçi, Agim Deda, Kujtim Kothi, Fatmir Dodaj, Bledar Bivja, Ardian Deda dhe 3 të mitur të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç.

Ndërsa 28 të tjerë janë proceduar. ABC News mëson se gjithashtu është proceduar edhe deputeti Klevis Balliu.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *