Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi protestuesit kanë shkatërruar kërpudhën e vendosur në ambientet e jashtme të kryeministrisë, vepër e piktorit të madh bashkakohës, Carsten Holler.
Përmes një postimi në Tëitter, Rama thotë se kërpudha ishte një vepër e Carsten Holler dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Kryeministri i ka kërkuar ndjesë artistit të famshëm dhe thotë se kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët.
Kryeministri Rama në Twitter:
KEPURDHA – Vepër e Carsten Holler, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite të tij në vendin tonë, pas së cilës artisti i famshëm bashkëkohor është kthyer në një ambasador të Shqipërisë e të shqiptarëve! Ndjesë Carsten, kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë këta.
Veritas.com.a/
( Carlsten Holler)