Mijëra vetë morën pjesë në demonstratat në Beograd. Filluar si përgjigje ndaj sulmit të ashpër menjëherë nga udhëheqësi i opozitës, protestat në kryeqytet vazhdojnë për të gjashtën të shtunë me radhë.

Nga: Andrea Ripamonti /

Vazhdojnë protestat në Serbi. Të shtunën, më 12 janar, mijëra njerëz dolën në rrugë në Beograd për të protestuar kundër politikës “autoritare” të presidentit Aleksandar Vuçiç.

Demonstruesit u derdhën në zonën qendrore të kryeqytetit serb, ku bërtitën fjalë dhe shprehje si “tradhti” dhe “hajduti Vuçiç”, sipas asaj qe shkruan gazeta lokale Danas. Siç raportohet nga televizioni kombëtar RTS, protestat ndodhën jo vetëm në Beograd por edhe në qytete të tjera të vendit.

Protestat janë duke u zhvilluar për më shumë se gjashtë javë dhe filluan më 8 dhjetor pas plagosjes së kreut të partisë opozitare Borko Stefanoviq. Më 23 nëntor, politikani i majtë u godit me një shufër hekuri në qytetin e vogël të Kruševacit, në jug të vendit. Sulmi i kishte shkaktuar plagë të rënda.

Manifestimet e këtij dimri janë më të rëndësishmet që nga pranvera e vitit 2017, kur në shenjë proteste kundër zgjedhjes së Vuçiçit si president i vendit dhjetëra mijëra të rinj u derdhën në rrugë. Qeveria Vuçiç është përcaktuar nga shumë njerëz si “autoritare”. Tani për tani, protesta tjetër është planifikuar për në 16 janar, një datë e rëndësishme që do të zhvillohet në përvjetorin e parë të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, një nga udhëheqësit e lartë të serbëve të Kosovës.

VERITAS.COM.AL/